Turqia partneri i 5-të më i madh tregtar jashtë sektorit të naftës i Emirateve të Bashkuara Arabe

Vëllimi i tregtisë jashtë sektorit të naftës shënoi rritje prej 15.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe pothuajse trefishoi shifrat e regjistruara në vitin 2022

SHQİP Yayın: 08 Mayıs 2026 - Cuma - Güncelleme: 08.05.2026 17:49:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri i Tregtisë së Jashtme i Emirateve të Bashkuar Arabe (EBA), Thani bin Ahmed Al Zoyeoudi ka bërë të ditur se Turqia është bërë partneri i pestë më i madh tregtar jashtë sektorit të naftës i vendit të tij në nivel global, pasi vëllimi tregtar mes dy vendeve arriti në 45.2 miliardë dollarë në vitin 2025, raporton Anadolu.

Al Zeyoudi theksoi forcimin e lidhjeve ekonomike gjatë Forumit të Biznesit EBA-Turqi, të organizuar nga Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme të Turqisë (DEIK) në Stamboll.

Vëllimi i tregtisë jashtë sektorit të naftës shënoi rritje prej 15.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe pothuajse trefishoi shifrat e regjistruara në vitin 2022.

Al Zeyoudi deklaroi se Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Partneritetit Ekonomik (CEPA), e cila hyri në fuqi më 1 shtator të vitit 2023, pati një ndikim të thellë në dyfishimin e vlerës së tregtisë jo-naftësore mes dy vendeve.

Ai ia atribuoi këtë sukses rekord partneritetit strategjik dhe mbështetjes së vazhdueshme nga udhëheqësit e të dy vendeve.

Tre vitet e fundit janë karakterizuar nga takime të shpeshta mes presidentit të EBA-së, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Al Zeyoudi e përshkroi Stambollin si një kryqëzim historik dhe një urë që lidh Lindjen me Perëndimin për aktivitetin ekonomik global.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.