Siljanovska-Davkova:Marrëdhëniet Maqedoni e Veriut-Shqipëri, të shkëlqyera dhe miqësore, nuk kemi çe

"Marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe miqësore, nuk kemi çështje të hapura", tha presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova sot në një konferencë për media me homologun Begaj

SHQİP Yayın: 27 Şubat 2026 - Cuma - Güncelleme: 27.02.2026 17:55:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Bilateralizimi i integrimit evropian nuk do të jetë një shembull i izoluar dhe anëtarët e Bashkimit Evropian (BE) duhet ta parandalojnë atë, deklaroi sot presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e saj shqiptar Bajram Begaj, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vend, transmeton Anadolu.

Presidentja Siljanovska-Davkova përsëriti se janë të përkushtuar fuqimisht ndaj anëtarësimit në BE dhe theksoi se i sheh hapat e ndërmarrë nga Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt BE-së si hapa evropianë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

"Anëtarësimi arrihet nëpërmjet reformave, veçanërisht sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike. Dhe këtu kemi një konsensus se kjo është diçka që nuk lidhet vetëm me kriteret e Kopenhagenit, por edhe me evropianizimin tonë", tha Siljanovska-Davkova.

Ajo theksoi se bilateralizimi i integrimit evropian nuk do të jetë një shembull i izoluar dhe se vendet anëtare të BE-së duhet ta marrin seriozisht dhe ta parandalojnë atë.

"Vendosja në agjendë e çështjeve të identitetit dhe historisë vetëm sa do ta ndërlikojë procesin e pranimit të vendeve që natyrshëm i përkasin BE-së", tha Siljanovska-Davkova.

Presidentja maqedonase vlerësoi se marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe miqësore, duke theksuar se, "nuk kemi çështje të hapura dhe kemi një bazë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat".

"Takimi i sotëm është për mua një nxitje për bashkëpunim më intensiv dypalësh dhe është një kontribut tjetër në thellimin e miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë", tha ajo.

 

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.
Öne Çıkanlar
Milli helikopter GÖKBEY'in pilotları GÖKSİM'de yetişecek
Milli helikopter GÖKBEY'in pilotları GÖKSİM'de yetişecek
Претседателот на Албанија во Скопје: Европската интеграција е заеднички проект и стратегиска насока
Претседателот на Албанија во Скопје: Европската интеграција е заеднички проект и стратегиска насока
Peleshi vizitë në Francë: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë
Peleshi vizitë në Francë: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë
Shkup, përkujtohen në 78-vjetorin e ekzekutimit anëtarët e lëvizjes Juxhel
Shkup, përkujtohen në 78-vjetorin e ekzekutimit anëtarët e lëvizjes Juxhel
Siljanovska-Davkova:Marrëdhëniet Maqedoni e Veriut-Shqipëri, të shkëlqyera dhe miqësore, nuk kemi çe
Siljanovska-Davkova:Marrëdhëniet Maqedoni e Veriut-Shqipëri, të shkëlqyera dhe miqësore, nuk kemi çe
Sjeverna Makedonija i Hrvatska jačaju bilateralnu saradnju i evropsku perspektivu
Sjeverna Makedonija i Hrvatska jačaju bilateralnu saradnju i evropsku perspektivu
Mađarski ministar najavio putnički saobraćaj brzog voza Beograd-Budimpešta najkasnije od 27. marta
Mađarski ministar najavio putnički saobraćaj brzog voza Beograd-Budimpešta najkasnije od 27. marta
Sjeverna Makedonija i Slovačka: Novi koraci u ekonomskoj i tehnološkoj saradnji
Sjeverna Makedonija i Slovačka: Novi koraci u ekonomskoj i tehnološkoj saradnji
Çok Okunanlar
1.
Претседателот на Албанија во Скопје: Европската интеграција е заеднички проект и стратегиска насока
2.
Albanski premijer rekonstruiše vladu, smjene više ministara
3.
Mađarski ministar najavio putnički saobraćaj brzog voza Beograd-Budimpešta najkasnije od 27. marta
4.
Prijateljstvo koje traje 15 godina: Roda Yaren se vratila svom ribaru
5.
Sjeverna Makedonija i Hrvatska jačaju bilateralnu saradnju i evropsku perspektivu
6.
„Na mostu sjećanja, u susret slobodi“: U Sarajevu održan defile učenika povodom 1. marta, Dana nezav
7.
Shkup, përkujtohen në 78-vjetorin e ekzekutimit anëtarët e lëvizjes Juxhel
8.
Peleshi vizitë në Francë: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë