Prishtinë, shfaqet dokumentar për instrumentin më të vjetër në Ballkan

Instrumentisti Hoti shfaqet në dokumentar në shtëpinë e tij, në hapësirën ku punonte instrumentet, duke treguar para kamerës se si ndërtohet një okarinë nga pika zero deri në përdorim

SHQİPTARE Yayın: 03 Nisan 2025 - Perşembe - Güncelleme: 03.04.2025 21:50:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Është shfaqur në Institutin “Yunus Emre” në Prishtinë dokumentari “Okarina e Runikut”, me protagonist instrumentistin e njohur, të ndjerin Shaqir Hoti.

Familjarë, kolegë por edhe instrumentistë e qytetarë u mblodhën në sallën kryesore të “Yunus Emre”-s në Prishtinë për të ndjekur dokumentarin me rrëfimet e instrumentistit Hoti dhe instrumentistëve tjerë për vlerën e instrumentit frymor të okarinës.

Instrumentisti Hoti shfaqet në dokumentar në shtëpinë e tij, në hapësirën ku punonte instrumentet, duke treguar para kamerës se si ndërtohet një okarinë nga pika zero deri në përdorim.

Biri i Shaqir Hotit, Valdet Hoti, pas shfaqjes së dokumentarit prezantoi disa prej instrumenteve të punuara nga babai derisa tha se ndihet krenar për trashëgiminë që ai la pas.

“Jo vetëm si prind që na mungon në familje, por i mungon shumë fushës muzikore, zanatit, në shumë aspekte, si në komponime, si në pjesëmarrje, si në interpretime”, theksoi ai.

Okarina e Runikut, e vjetër rreth 5 mijë vjet e vjetër, e punuar nga argjila, u gjet më 1968 në Runik të Skenderajt, me madhësi rreth 15 centimetra. Ajo konsiderohet nga njohësit si instrumenti më i vjetër në Ballkan.

Instrumentisti Shaqir Hoti gjithë jetën ia kushtoi ndërtimit të instrumenteve frymore, duke punuar për rreth 3 mijë instrumente gjatë jetës. Ai vdiq në vitin 2021, në Prishtinë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.