Presidentja Osmani takon presidentin Erdoğan në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya
Tema e këtij viti e forumit është "Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar" dhe ajo pasqyron nevojën urgjente që diplomacia të ripohojë veten si një forcë stabilizuese, në mes të ndarjeve globale në rritje
SHQİP
Yayın: 11 Nisan 2025 - Cuma - Güncelleme: 11.04.2025 15:54:00
Editör -
Okuma Süresi: 48 sn.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndron për vizitë në Türkiye në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF2025).
Edicioni i 4-të i ADF2025-tës, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, nën kujdesin e presidentit Erdoğan, ka filluar sot në qytetin turk Antalya dhe do përfundojë të dielën.
Tema e këtij viti e forumit është "Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar" dhe ajo pasqyron nevojën urgjente që diplomacia të ripohojë veten si një forcë stabilizuese, në mes të ndarjeve globale në rritje.
Yorumlar (0)