Presidentja Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale

Presidentja Osmani theksoi se pavarësisht rezultatit, kombëtarja mbetet një nga përfaqësimet më dinjitoze të shtetit në arenën ndërkombëtare

SHQİP Yayın: 01 Nisan 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 01.04.2026 14:34:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave, një ditë pas ndeshjes së "play off"-it kundër Turqisë (0:1), transmeton Anadolu.

Në Zyrën e Presidentes ishin të pranishëm kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe futbollistë të Kombëtares.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani theksoi se pavarësisht rezultatit, Kombëtarja mbetet një nga përfaqësimet më dinjitoze të shtetit në arenën ndërkombëtare.

"Pavarësisht rezultatit, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të Republikës sonë për krenarinë që i keni bërë popullit tonë. Prandaj, në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për vendin tonë", tha Osmani.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e vlerësoi lartë medaljen presidenciale duke thënë se federata është shumë e lumtur për bashkëpunimin e mirë dhe të afërt me presidenten Osmani.

Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Kombëtares, Vedat Muriqi ka thënë se është krenar që është pjesë e Kombëtares kosovare, por shprehu zhgënjimin që nuk arriti ta udhëhiqte ekipin në Amerikë, duke thënë se nganjëherë fati zhgënjen.

"Ne kemi treguar se nëse e vazhdojmë rrugëtimin bashkë mund ta kalojmë çdo betejë. Një gjeneratë shumë e mirë, një gjeneratë e artë po vjen. Jam shumë krenar që jam pjesë e stafit të Kosovës", tha Muriqi.

Dekorimi vjen si vlerësim për arritjet dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe për rrugëtimin e suksesshëm deri në fazën finale të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.