Presidenti i Shqipërisë, Begaj: Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj
"Denoncimi i saj 27 vite më parë nga ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë", tha Begaj
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar nëpërmjet një mesazhi masakrën e Reçakut në Kosovë, transmeton Anadolu.
"Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj", shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar:
"Denoncimi i saj 27 vite më parë nga ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë. Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht".
Duke theksuar se kjo masakër nuk mund të harrohet, Begaj vlerësoi: "Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve! Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!".
Gjithsej 45 civilë shqiptarë u vranë dhe masakruan më 15 janar 1999 në Reçak, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në lokacione të ndryshme përreth fshatit.