Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti në takim homologun turk Ibrahim Ethem Haciosmanoglu

"Kjo mbrëmje në prag të kësaj ndeshjeje historike rikonfirmoi lidhjet e forta dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë në rrugëtimin tonë", shkroi Ademi

SHQİP Yayın: 31 Mart 2026 - Salı - Güncelleme: 31.03.2026 12:44:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka mirëpritur në takim homologun e tij turk Ibrahim Ethem Haciosmanoglu, në prag të finales së madhe të "play off"-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, transmeton Anadolu.

Kreu i FFK-së, Ademi ka bërë të ditur se pjesë e delegacionit të lartë të Federatës Turke të Futbollit ishin personalitete të larta të futbollit ndërkombëtar si Servet Yardimci, ish-anëtar i KE të UEFA-s, Marcelo Balboa, legjendë e FIFA-s, si dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Ben O'Neill e Richard van Poortvliet, por dhe mysafirë tjerë nga Turqia.

"Kjo mbrëmje në prag të kësaj ndeshjeje historike rikonfirmoi lidhjet e forta dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë në rrugëtimin tonë", shkroi Ademi.

Ai tha se me respektin më të lartë për miqtë nga Turqia dhe me dëshirë për një lojë "fair-play" dhe spektakël "uroj që festa e nesërme t'u takojë Dardanëve".

"Kupa e Botës ka qenë ëndrra e shumë gjeneratave dhe një arritje e tillë do të përbënte promovimin më të madh ndërkombëtar për Kosovën", shkroi Ademi.

Të martën nga ora 20:45 lojtarët e dy kombëtareve të futbollit Kosovë-Turqi zbresin në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë për t'u përballur në ndeshjen finale të "play off"-it, ku fituesi vazhdon tutje pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.