Një grua palestineze dhe 3 vajzat e saj u vranë në sulmin izraelit në Gaza
Sulmi vjen mes shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit në fuqi që nga 10 tetori 2025
Një grua palestineze dhe tre vajzat e saj u vranë mëngjesin e sotëm pasi forcat izraelite bombarduan një shtëpi në qytetin e Gazës, pavarësisht armëpushimit në vazhdim, njoftoi agjencia e lajmeve WAFA, transmeton Anadolu.
Ata u vranë në rrugën "Al-Thalathini" në jug të Gazës, mes shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit në fuqi që nga 10 tetori 2025.
Ushtria izraelite tani kontrollon më shumë se 70 për qind të enklavës, nga 53 për qind sipas marrëveshjes së armëpushimit të tetorit 2025, thanë zyrtarët izraelitë.
Të paktën 1.158 palestinezë janë vrarë dhe 3.756 të tjerë janë plagosur në sulmet pothuajse ditore izraelite në shkelje të armëpushimit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.
Që nga fillimi i gjenocidit të Izraelit më 8 tetor 2023, të paktën 73.250 palestinezë janë vrarë dhe 173.751 janë plagosur, sipas ministrisë. Ai shtoi se rreth 90 për qind e infrastrukturës civile të Gazës është dëmtuar ose shkatërruar.



