Ministri i Jashtëm turk pritet nga kryeministri Wong gjatë vizitës në Singapor
Fidan u takua gjithashtu me homologun e tij nga Singapori, Vivian Balakrishnan, tha ministria në një postim të veçantë.
SHQİP
Yayın: 02 Haziran 2026 - Salı - Güncelleme: 02.06.2026 12:29:00
Editör -
Okuma Süresi: 44 sn.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u prit sot nga kryeministri i Singaporit, Lawrence Wong, gjatë një vizite zyrtare në qytet-shtetin e Azisë Juglindore, transmeton Anadolu.
Takimi u zhvillua në Singapor, tha Ministria e Jashtme turke në një postim në platformën turke të mediave sociale NSosyal.
Fidan u takua gjithashtu me homologun e tij nga Singapori, Vivian Balakrishnan, tha ministria në një postim të veçantë.
Kryediplomati turk po viziton Singaporin si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet dypalëshe dhe për të diskutuar për çështjet me interes të ndërsjellë.
Yorumlar (0)



