Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Mucunski takon homologun amerikan Rubio

Takimi është zhvilluar në margjina të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s

SHQİPTARE Yayın: 03 Nisan 2025 - Perşembe - Güncelleme: 03.04.2025 21:39:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, është takuar në Bruksel me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Takimi është zhvilluar në margjina të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Siç njoftoi Mucunski nëpërmjet një deklarate në llogarinë e tij në rrjetet sociale, dy kryediplomatët kanë diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe prioritetet e përbashkëta brenda NATO-s.

Ai tha po ashtu se është riafirmuar angazhimi për forcimin e dialogut politik dhe nisjen e nismave të reja.

“Shumë nisma të përbashkëta janë përpara nesh”, ka shkruar Mucunski.

Ndryshe, sot në Bruksel mbahet takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s, përpara samitit të NATO-s në qershor, që pritet të vendosë terrenin për koordinimin e mëtejshëm të politikave midis vendeve anëtare.

Burimet thonë se takimi, që shënon konsultimin e parë kolektiv midis administratës së re të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s, do të mbulojë një sërë çështjesh sigurie, duke përfshirë mbrojtjen kolektive, luftën në Ukrainë dhe bashkëpunimin e NATO-s me partnerët e saj në Azi-Paqësor.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.