Mickoski: Të vendosen mekanizma për të shmangur pengesat nga mosmarrëveshjet bilaterale

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s sot në Shkup ishte organizator i mbledhjes së Komitetit të Përhershëm të kësaj Asambleje

SHQİPTARE Yayın: 05 Nisan 2025 - Cumartesi - Güncelleme: 05.04.2025 22:37:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Micksoski, duke folur në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u organizua sot në Shkup, tha se kontestet dypalëshe nuk duhet lejuar që të jenë pengesë në realizimin e qëllimit kolektiv dhe të përbashkët.

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s sot në Shkup ishte organizator i mbledhjes së Komitetit të Përhershëm të kësaj Asambleje, që përkoi me shënimin e pesëvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën ushtarake.

I pranishëm, ndër të tjerë, ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili në njërin nga fjalimet e hapjes tha se Maqedonia e Veriut në shumë raste e ka dëshmuar solidaritetin e saj me vendet e tjera të botës, porse në rrugën drejt qëllimit, i është dashur të bëjë “shumë lëshime dhe mohime”.

“Është e nevojshme të mendohet për vendosjen e mekanizmave ku mosmarrëveshjet bilaterale nuk do të lejohen të jenë pengesë në realizimin e qëllimit kolektiv dhe të përbashkët”, ka thënë Mickoski.

Ai ka theksuar se vendi do të mbetet partner besnik dhe do të punojë së bashku dhe me përkushtim drejt realizimit të qëllimeve kolektive.

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen në mbledhje, Mickoski tha se si anëtar besnik dhe aktiv i NATO-s, vendi do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin kolektiv, “por gjithashtu ndajmë hapur pritshmëritë tona”.

“Një partneritet i vërtetë ndërtohet mbi besimin, respektin dhe ndershmërinë. Ne besojmë në një Aleancë të fortë, të bashkuar, e cila dëgjon dhe kupton të gjithë anëtarët e saj në mënyrë të barabartë, të drejtë dhe me dinjitet”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është trup udhëheqës që luan një rol kyç në mbikëqyrjen e funksionimit të përgjithshëm të Asamblesë, duke koordinuar aktivitetet, vendosur agjenda dhe siguruar zbatimin e vendimeve.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.