Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Palestinë shpall kalendarin për zgjedhjet parlamentare të 28 nënto

Regjistrimi i votuesve nis më 15 gusht ndërsa kandidaturat hapen më 26 shtator sipas dekretit presidencial

SHQİP Yayın: 23 Temmuz 2026 - Perşembe - Güncelleme: 23.07.2026 13:21:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Palestinë njoftoi kalendarin ligjor për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 28 nëntor, në përputhje me një dekret presidencial dhe ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Komisioni tha se qendrat e regjistrimit të votuesve në Bregun Perëndimor do të hapen më 15 gusht, për pesë ditë, deri në mbrëmjen e 19 gushtit. Regjistrimi i kandidatëve do të nisë më 26 shtator dhe do të zgjasë 12 ditë, deri në mbrëmjen e 7 tetorit.

Komisioni tha se fushata zgjedhore do të fillojë më 6 nëntor dhe do të zgjasë 21 ditë, duke përfunduar me fillimin e periudhës së heshtjes zgjedhore më 27 nëntor. Votimi i parakohshëm për forcat e sigurisë do të mbahet më 26 nëntor ndërsa votimi i përgjithshëm do të zhvillohet më 28 nëntor.

Rezultatet paraprake do të shpallen brenda 24 orëve nga përgatitja e tyre ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen brenda dy javësh nga dita e votimit, pasi të përfundojnë ankesat ligjore, bëri të ditur Komisioni.

Më 9 korrik, presidenti palestinez Mahmoud Abbas nxori një dekret me të cilin caktoi 28 nëntorin 2026 si datën e zgjedhjeve parlamentare në Kudsin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Në qershor, Abbas nxori një dekret-ligj për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duke rritur numrin e anëtarëve të Këshillit Legjislativ nga 132 në 200, duke ulur moshën minimale për kandidim nga 28 në 23-vjeç, duke ulur pragun zgjedhor nga 2 për qind në 1 për qind dhe duke kërkuar që në çdo tre kandidatë në listat zgjedhore të përfshihet të paktën një grua.

Këshilli Legjislativ Palestinez është jofunksional që nga viti 2007, pas ndarjes politike palestineze. Abbas e shpërndau atë në vitin 2018 ndërsa zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në vitin 2006.

Territoret palestineze mbeten të ndara politikisht dhe gjeografikisht që nga viti 2007, me Hamasin që administron Rripin e Gazës dhe një qeveri të formuar nga Fatah që drejton punët në Bregun Perëndimor.

Sipas dekretit presidencial, zgjedhjet presidenciale janë planifikuar të mbahen në tremujorin e parë të vitit 2027.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.