Mickoski: Qeveria do t'i kompensojë qytetarët që pësuan dëme nga stuhia në Shkup

"Sa u përket dëmshpërblimeve për qytetarët që pësuan dëme nga stuhia e ndodhur, komunat dhe institucionet komunale po formojnë komisione", tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

SHQİP Yayın: 23 Temmuz 2026 - Perşembe - Güncelleme: 23.07.2026 14:23:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi sot se Qeveria do t'i kompensojë qytetarët që pësuan dëme nga stuhia që goditi Shkupin, transmeton Anadolu.

Ai tha se sa u përket dëmshpërblimeve për qytetarët që pësuan dëme nga stuhia e ndodhur, komunat dhe institucionet komunale po formojnë komisione.

"Qytetarët që kanë pësuar dëme duhet t'i raportojnë ato pranë komisioneve përkatëse. Këto komisione do të kryejnë një vlerësim dhe do t'ia përcjellin gjetjet Qeverisë përmes Komitetit për Vlerësimin e Dëmeve; më pas, në përputhje me ligjin dhe praktikën e vendosur, ne do të ndërhyjmë dhe do të ofrojmë kompensim për qytetarët që kanë raportuar dëme", tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski u bëri thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëme t'i raportojnë ato, në mënyrë që një komision të dalë në terren për t'i vlerësuar dhe "ne, si Qeveri, të marrim një specifikim të dëmeve për të ofruar kompensim".

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.