Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

- Ministri Maqedonci tha se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe objektiv kyç për të ardhmen e vendit.

SHQİP Yayın: 19 Ekim 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 19.10.2026 17:45:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka pritur në takim komandantin e ri të Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, Maqedonci e ka uruar komandantin Vergori për marrjen e detyrës së re duke i uruar suksese në përmbushjen e mandatit të tij ndërsa bëri të ditur se me të diskutuan për një sërë çështjesh.

“Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it”, theksoi Maqedonci.

Ai bëri të ditur në këtë takim se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe objektiv kyç për të ardhmen e vendit.

Ministri Maqedonci tha se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.