Kurti: Trysnia për marrëveshje me Serbinë duhet të jetë mbi Beogradin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka një marrëveshje me Serbinë e cila sipas tij po shkelet nga Serbia

SHQİP Yayın: 16 Haziran 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 16.06.2025 15:36:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për arritjen e një marrëveshje me Serbinë trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, transmeton Anadolu.

Kurti në një deklarim për media pas vënies së gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në qytetin e Shtimës, tha se Kosova ka një marrëveshje me Serbinë e cila sipas tij po shkelet nga Serbia.

"Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore, e para është mbrojtja, e dyta diplomacia dhe e trata është zhvillimi", ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti tha se për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, është e domosdoshme që Serbia të plotësojë tre kushte: të dorëzojë Milan Radoiçiq tek autoritetet kosovare, të pranojnë ta nënshkruajnë Marrëveshjen Bazike me Aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023 kur ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq pati thënë se nuk e respekton integritetin territorial Kosovës.

Duke folur për ngecjen në formimin e institucioneve të reja, Kurti tha se Kosova ka qeveri, e cila është qeveri në detyrë, por sipas tij ajo çfarë Kosova nuk ka është parlamenti.

Kurti tha se çdoherë shkon në seancë për konstituimin e Kuvendit, por, "ata që vijnë për ta bojkotuar Kuvendin, nuk e di pse vijnë".

Edhe më shumë se katër muaj që nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, në Kosovë ende nuk është konstituuar Kuvendi, gjë e cila më pas do t’i hapte rrugë formimit edhe të qeverisë së re.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.