Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar

- Kryeministri në detyrë, Kurti tha sot se kushdo që ka qëllim që t'i shmangë zgjedhjet e reja "e ka shansin".

SHQİP Yayın: 03 Eylül 2026 - Perşembe - Güncelleme: 03.09.2026 13:36:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ka marrë një "goditje të rëndë", por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar, transmeton Anadolu.

Kurti takoi një ditë më herët kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe përfaqësuesit e minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, ku tha se aktualisht i kanë 74 vota për kandidatin për president, Bekim Sejdiu.

Ai tha sot se kushdo që ka qëllim që t'i shmangë zgjedhjet e reja "e ka shansin".

"Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit, e kanë shansin. E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht profesor Bekim Sejdiu", ka thënë Kurti.

Kurti refuzoi të deklarohet nëse do të ketë kandidat tjetër për president.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u dakorduan për Bekim Sejdiun kandidat për president të ri të Kosovës, por më vonë gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër.

Marrëveshja po ashtu nuk e ka mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti që së bashku kanë 29 deputetë të tjerë shqiptarë në Legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.