Kryeministri Mickoski pret dhjetëra investime potenciale turke pas forumit të biznesit në Stamboll

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi se pas forumit të biznesit në Stamboll, të mbajtur javën e kaluar, pret që në vend të realizohen disa dhjetëra investime potenciale turke.

SHQİP Yayın: 17 Haziran 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 17.06.2026 11:05:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi se pas forumit të biznesit në Stamboll, të mbajtur javën e kaluar, pret që në vend të realizohen disa dhjetëra investime potenciale turke, raporton Anadolu.

Siç theksoi Mickoski, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka përcjellë se personalisht do të angazhohet për tërheqjen e sa më shumë investitorëve turq në Maqedoninë e Veriut.

"Si rezultat i forumit të biznesit, në periudhën që pason pres disa dhjetëra investime potenciale që do të operacionalizohen. Presidenti Erdogan më tha se personalisht do të angazhohet që sa më shumë investitorë turq të vijnë në Maqedoni (e Veriut), ndërsa detyra jonë është ta njohim këtë dhe të hapim vende të reja pune dhe ata që janë jashtë shtetit të përpiqemi t'i kthejmë në shtëpi përmes vendeve të reja të punës të krijuara dhe të paguara mirë", tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski, javën e kaluar mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut, të organizuar nga Bordi për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK) në Stamboll.

Ai, në fjalimin e tij në forum, ndër të tjera tha se i ftoi biznesmenët turq të investojnë në vend, duke porositur: "Dyert janë të hapura, mundësitë janë reale dhe ne mund ta ndërtojmë të ardhmen së bashku".

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.