Kreu i Dijanetit, Safi Arpagus qëndron për vizitë në Kosovë

Arpagus është pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari"

SHQİP Yayın: 03 Mart 2026 - Salı - Güncelleme: 03.03.2026 14:04:00
Editör -
Okuma Süresi: 55 sn.
Google News

Kryetari i Dijanetit të Turqisë, Safi Arpagus po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, transmeton Anadolu.

Ai sot është pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".

Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje mysafirit, me urimet për agjërim dhe adhurime të pranuara.

Kreu i Dijanetit, Argapus do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku me këtë rast do të vizitojë xhamitë e vjetra të qytetit të Prishtinës si dhe Xhaminë Qendrore, e cila është duke u ndërtuar dhe financuar nga populli mik turk.

Ndërkaq, pasdite, ai do të vizitojë Mamushën dhe Prizrenin ku do të jetë pjesëmarrës në një iftar të përbashkët.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.