Turqia dhe Gjermania diskutojnë për sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan dhe homologu i tij gjerman, Johann Wadephul, gjatë një telefonate sot diskutuan mbi sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme
SHQİP
Yayın: 03 Mart 2026 - Salı - Güncelleme: 03.03.2026 14:33:00
Editör -
Okuma Süresi: 53 sn.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan dhe homologu i tij gjerman, Johann Wadephul, gjatë një telefonate sot diskutuan mbi sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve nga burime diplomatike turke, dy ministrat e jashtëm diskutuan mbi përpjekjet për t'i dhënë fund përplasjeve të vazhdueshme.
Fushata ushtarake e vazhdueshme e SHBA-së dhe Izraelit e nisur kundër Iranit të shtunën, ka vrarë disa zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei.
Në përgjigje, Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që shënjestrojnë Izraelin dhe vendet rajonale që janë shtëpi e aseteve amerikane si dhe duke ndërprerë udhëtimin ajror dhe rrugët e energjisë.
Yorumlar (0)
İlginizi Çekebilir