Kosovë, studentë dhe qytetarë protestojnë për të drejtën e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Me mesazhe si “Gjuha shqipe nuk negociohet”, “Arsimi në shqip është e drejtë, jo privilegj”, dhe “Nga Prishtina në Shkup, shqipja nuk shuhet kurrë”, studentë dhe qytetarë kanë mbajtur protestë paqësore para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut

SHQİP Yayın: 05 Haziran 2026 - Cuma - Güncelleme: 05.06.2026 19:37:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Një grup studentësh nga Kosova janë bërë bashkë sot pranë Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë për të protestuar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe përdorimin e shqipes në provimin e Jurisprudencës, raporton Anadolu.

Me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe mesazhe si “Gjuha shqipe nuk negociohet”, “Arsimi në shqip është e drejtë, jo privilegj”, dhe “Nga Prishtina në Shkup, shqipja nuk shuhet kurrë”, studentë dhe qytetarë kanë mbajtur protestë paqësore para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja e Këshillit Studentor të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Aolta Bajrami tha se studentët janë mbledhur për të mbështetur një të drejtë që buron nga ligji dhe jo nga vullneti politik.

“Me shqetësim të thellë po i ndjekim zhvillimet e fundit për mohimin e të drejtës për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Jemi mbledhur sot këtu, si përfaqësues të studentëve, për të shprehur solidaritetin tonë në lidhje me mohimin e një të drejte që buron nga ligji dhe nuk buron nga vullneti politik i asnjë partie politike”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se studentët kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve në gjuhën që ata e njohin më mirë.

Donart Humolli nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës tha se protesta nuk ishte kundër ndonjë populli apo shteti, por në mbështetje të barazisë dhe të drejtave gjuhësore.

“Gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi. Ajo është pjesë e identitetit, dinjitetit dhe mundësisë së çdo qytetari për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në jetën publike dhe profesionale. Kërkesa që provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera të mbahen edhe në gjuhën shqipe nuk është kërkesa për privilegj, por është kërkesë për barazi”, tha ai.

Gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut u mbajtën protesta masive të studentëve shqiptarë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, protestuesit kërkuan të drejtën për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha nivelet shtetërore.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.