Kosova bëhet pjesë e shteteve kontribuese në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim

"Në mbledhjen e fundit të donatorëve për rimbushjen e fondit IDA 2021 për mbështetjen e shteteve në zhvillim edhe Republika e Kosovës është bërë donator", tha ministri Murati

SHQİPTARE Yayın: 24 Mart 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 24.03.2025 15:38:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Kosova është bërë pjesë e shteteve kontribuese në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim, krahun e Bankës Botërore që kujdeset për vendet më të varfra, duke ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë të përbashkët për media nga Qeveria e Kosovës me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.

Ministri Murati tha se Kosova është tash e 15 vjet anëtare e Bankës Botërore dhe që nga ajo kohë ka përfituar nga mbështetja e vazhdueshme e Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA).

Ai tha se deri më tani sa i përket financimit ndërkombëtar, Banka Botërore është mbështetësi me vëllimin më të madh që Kosova, me kontratat deri më tani të nënshkruara dhe ratifikuara në vlerë prej 376 milionë eurove.

"Si rezultat i zhvillimeve pozitive, i trajektores zhvillimore të vendit në këto vitet e fundit, por edhe si rezultat i mbështetjes së vazhdueshme që kemi dhe presim ta kemi nga IDA, jemi krenarë që si Republikë e Kosovës, përveçse si shtet përfitues, në mbledhjen e fundit të donatorëve për rimbushjen e fondit IDA 2021 për mbështetjen e shteteve në zhvillim edhe Republika e Kosovës është bërë donator. Pra, përveç se si shtet përfitues, tashmë do të jemi edhe shtet donator me një kontribut modest krahas edhe madhësisë së ekonomisë tonë", theksoi Murati.

Zv/presidenti i Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio tha se erdhi në Prishtinë për ta festuar këtë moment, ngase Kosova "ka marrë vendim shumë të rëndësishëm që të ndihmojë vendet e varfra nëpër botë".

Nishio tha se zhvillimi i Kosovës deri në këtë pikë është për vlerësim, marrë parasysh luftën nëpër të cilën ajo ka kaluar.

"Vendimi i Kosovës për të kontribuar në IDA 2021 mishëron një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Ky hap shkon përtej thjesht simbolikës. Është një deklaratë e guximshme se edhe kombet që kapërcejnë vështirësi të thella mund të bëhen kampionë të solidaritetit global", theksoi Nishio.

Ai tha se vendimi dërgon sinjal pozitiv tek pjesa tjetër e botës, "që tregon se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin".

IDA u themelua në vitin 1960 me qëllim që të ofrojë kredi me kushte shumë të favorshme, shpesh të quajtura kredi koncesionare si dhe grante për vendet që nuk mund të përballojnë huamarrjen me kushte tregtare, me fokus në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, ndryshime klimatike dhe zhvillim rural.

Financimi i IDA-s vjen nga kontributet e vendeve anëtare të pasura dhe rifinancimet nga kreditë e kaluara. Çdo tre vjet, vendet anëtare angazhohen për të mbështetur IDA-në në një proces të njohur si riplenësimi i IDA-s.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.