Gjykata shpall ministrin në detyrë Sveçla fajtor për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend

- Në fjalën e tij, gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj, njoftoi se shkalla e dënimit do të shpallet në seancën e datës 8 shtator 2026.

SHQİP Yayın: 02 Eylül 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 02.09.2026 11:12:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018, raporton Anadolu.

Në fjalën e tij, gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj, njoftoi se shkalla e dënimit do të shpallet në seancën e datës 8 shtator 2026.

Në seancën e 8 shtatorit do të mbahet seanca ku palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Sveçla, i cili mungoi në seancë, u shpall fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërkaq, gjykata mori aktgjykim refuzues për veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën ka arritur parashikimi i ndjekjes penale.

Gjatë procesit, Prokuroria ka renditur prova që sipas saj dëshmojnë kryerjen e veprës penale nga Sveçla. Në një incizim shihet kur Sveçla e aktivizon bombolën e gazit lotsjellës dhe e hedh brenda sallës së seancave plenare.

Për shpalljen fajtor të Sveçlës por mosshpalljen e vendimit për të, avokati i Xhelal Sveçlës, Laur Prenaj, tha se kjo është një gjë e pazakontë, por duhet pritur vendimi përfundimtar e më pas të parashtrojnë ankesë.

"Gjykata e shpalli vendimin e saj, por ishte një vendim në gjysmë, kështu që neve na duhet ta presim vendimin e arsyetuar që të japim komente më tutje", tha Prenaj.

Deputetët e Vetëvendosjes dhe të opozitës së asaj kohe hidhnin gazlotsjellës në Kuvend duke kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Për veprën e përdorimit të armëve apo materieve plasëse në kundërshtim me ligjin, Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënim me burgim prej një deri në tetë vjet.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.