Bllokohet për kamionë rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, kërkohen pajisje dimërore për automjetet
Sipas njoftimit, kjo rrugë mbetet e qarkullueshme vetëm për automjete, por me kusht që të jenë të pajisura me pajisje dimërore
SHQİP
Yayın: 02 Nisan 2026 - Perşembe - Güncelleme: 02.04.2026 11:04:00
Editör -
Okuma Süresi: 51 sn.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar se për shkak të reshjeve të borës, segmenti rrugor Pejë-PKK dhe Kullë-Rozhajë është bërë i pakalueshëm për kamionë, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit, kjo rrugë mbetet e qarkullueshme vetëm për automjete, por me kusht që të jenë të pajisura me pajisje dimërore.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e vështira atmosferike.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kishte lajmëruar edhe më 18 mars bllokimin për qarkullim në të dy anët e rrugës Pejë-Kullë-Rozhajë, por, bllokimi zgjati deri më 27 mars.
Yorumlar (0)
İlginizi Çekebilir