Begaj mbi vendimin e Gjykatës Speciale: Askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në
- "Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në. Liria ka emër", ka theksuar presidenti Begaj.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, për dënimin me burgim për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar se askush nuk njollos UÇK-në, transmeton Anadolu.
Në reagimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Begaj ka theksuar se ndien trishtim të thellë për vendimin e sotëm.
"Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në. Liria ka emër", ka theksuar Begaj.
Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, ka dënuar me nga 25 vjet burgim të njehësuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe 13 vjet burgim Rexhep Selimin.
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër ish-udhëheqësit e UÇK-së.
