Kryediplomati maqedonas Mucunski: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të mbetet i bazuar në merita

Mucunski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me Spanjën në diskutimet e ardhshme për të ardhmen e politikës së zgjerimit

SHQİP Yayın: 27 Temmuz 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 27.07.2026 15:14:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski sot zhvilloi takim me Fernando Mariano Sampedro Marcos, sekretar shtetëror për Bashkimin Evropian (BE) në Ministrinë e Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit të Spanjës, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të ministrisë, në fokus të bisedimeve ishin integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet aktuale në procesin e zgjerimit të BE-së.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Spanjës për perspektivën evropiane të vendit si dhe për përkushtimin e saj që zgjerimi të mbetet ndër prioritetet strategjike të BE-së.

Mucunski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me Spanjën në diskutimet e ardhshme për të ardhmen e politikës së zgjerimit.

"Procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i besueshëm, i parashikueshëm, i barabartë për të gjithë dhe i bazuar në merita, me një synim të qartë përfundimtar - anëtarësim të plotë në BE, paralelisht me avancimin e formave praktike të integrimit gradual", theksoi ministri.

Njëkohësisht, ai e informoi bashkëbiseduesin për rezultatet e zbatimit të Agjendës së Reformave dhe përkushtimin e Qeverisë për zbatimin konsekuent të vlerave dhe standardeve evropiane në nivel kombëtar.

Bashkëbiseduesit konfirmuan rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në kuadër të proceseve evropiane si dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së besueshmërisë së politikës së zgjerimit dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të vendit.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.