Kryeministri Rama: Gjeografia e sigurisë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore

Në Tiranë është mbajtur konferenca ndërkombëtare me temë “Përballja me Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Huaj në Informacion (FIMI): Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”

SHQİP Yayın: 27 Temmuz 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 27.07.2026 13:05:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka organizuar në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Përballja me Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Huaj në Informacion (FIMI): Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, kushtuar sipas autoriteteve një prej sfidave më aktuale për demokracitë dhe sigurinë evropiane, raporton Anadolu.

Në hapje të konferencës ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se gjeografia e sigurisë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore.

Rama u shpreh se konferenca ka të bëjë me demokracinë dhe me besimin publik, sipas tij, dhe me faktin nëse shoqëritë e lira zotërojnë qartësinë strategjike për të mbrojtur hapësirat e hapura që ndërtojnë.

"Sot ne duhet të mbrojmë diçka të padukshme, megjithatë, çdo pjesë e tij është po aq jetike, hapësirën ku qytetarët tanë formojnë opinionet, ushtrojnë gjykimin dhe bëjnë zgjedhjet e tyre të lira. Gjeografia e sigurisë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Gjëja nuk matet më vetëm me madhësinë e ushtrive, rrezen e mjeteve ushtarake tradicionale, dhe kjo është diçka që, në mënyrë obsesive, kthehet në çdo bisedë që zhvillojmë me aleatët e partnerët tanë, kur vjen fjala për shpenzimet, për mbrojtjen", tha Rama.

Ndër të tjera Rama theksoi se manipulimi, ndërhyrja e jashtme apo e huaj në informacion, kurrë nuk mbërrin nga një uniformë veshur, por sipas tij mbërrin si “përmbajtje e përditshme”.

Rama tha se sulmet, jo domosdoshmërisht nisin me dikë që kapërcen kufijtë fizik, por “fillojnë me heshtjen kundrejt të dhënave, kundrejt perceptimit, me sulme të heshtura kundër të dhënave, infrastrukturës digjitale dhe perceptimit publik”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, në fjalën e tij ka theksuar se mbrojtja e demokracisë nuk ndalet më në kufijtë fizikë, “por po shtrihet gjithnjë e më shumë në hapësirën digjitale”.

"Në demokraci, informacioni ka qenë gjithmonë një e mirë publike. Me kalimin e viteve, vërejmë se është transformuar në një terren strategjik. Tani, është shndërruar në vendin ku vihet në provë besimi, formohen zgjedhjet demokratike dhe ku, më e rëndësishmja, ushtrohet gjithnjë e më shumë ndikim. Ky transformim është një nga sfidat përcaktuese të kohës sonë", tha Hoxha.

Sipas autoriteteve shqiptare, konferenca ka mbledhur përfaqësues të institucioneve evropiane, NATO-s, institucioneve shtetërore, akademisë, shoqërisë civile dhe sektorit të teknologjisë për të diskutuar mbi një nga sfidat më të rëndësishme që prek sot demokracitë dhe sigurinë evropiane: manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.