Sveçla thotë në dy ditët e fundit në Kosovë janë ndaluar 4 oficerë të sigurisë së Serbisë

Sipas ministrit në detyrë Sveçla, katër persona janë ndaluar në Gjakovë dhe 12 në qytetin e Prizrenit, ndërsa sipas të dhënave fillestare, ata dyshohet se kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme

SHQİPTARE Yayın: 07 Nisan 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 07.04.2025 14:15:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga një operacion i përbashkët i realizuar nga organet e sigurisë më datat 5 dhe 6 prill janë ndaluar gjithsej 16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë.

Ministri në detyrë Sveçla nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se nga personat që janë ndaluar, katër prej tyre janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë në Serbi.

Sipas Sveçlës, katër persona janë ndaluar në Gjakovë ndërsa 12 në qytetin e Prizrenit, ndërsa sipas të dhënave fillestare, ata dyshohet se kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, ngase u janë gjetur dëshmi se ndërlidhen me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarët e grupit që kreu sulmin në Bansjka në vitin 2023.

“Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën: fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative. Me vendim të prokurorit, personat janë ndaluar në kohëzgjatje 48-orëshe. Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”, ka njoftuar Sveçla

Ai tha se bazuar në hetimet paraprake, është konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë togeri, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit që kreu sulm terrorist në Banjskë, Nemanja Radivojeviqin, të njohur si “Gandi”, dhe ky është i afërt i Vladimir Radivojeviqit, me nofkën “Miami”, i cili, sipas ministrit në detyrë Sveçla, është i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku.

“Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bart gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanoviq, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe. Fakti që u strehuan në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”, shkroi Sveçla.

Tutje, ai tha se organet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet dhe do të informojnë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme, derisa ftoi qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet kosovare të sigurisë.

Sot gjatë ditës Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka mbajtur një mbledhje me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ndër të tjera është konstatuar se Serbia është duke ndërhyrë në mënyrë që të sabotohet themelimi i institucioneve të reja dhe legjislaturës së nëntë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.