Spiropali vizitë në Kiev: Rikonfirmojmë mbështetjen e Shqipërisë në krah të Ukrainës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është pritur në Kiev nga homologu i saj, Andrii Sybiha, ndërkohë ajo do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të vendit

SHQİP Yayın: 15 Ocak 2026 - Perşembe - Güncelleme: 15.01.2026 15:50:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Kryediplomatja e Shqipërisë është pritur në Kiev nga homologu i saj, Andrii Sybiha, ndërkohë ajo do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.

"Pritja në Kiev nga miku dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ku u ndalëm pranë Murit të Kujtesës, për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës, aty ku gjen forcën dhe frymëzimin, qëndresa e sotme e popullit ukrainas", ka shkruar në rrjetet sociale Spiropali.

Më herët gjatë ditës, ajo theksoi se do të zhvillojë këtë vizitë zyrtare për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë në krah të Ukrainës, sipas saj, "në kushtet e sulmeve masive që targetojnë infrastrukturën kritike dhe popullatën civile në mes të një dimri të egër".

Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Spiropali do të pritet në takim edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.