Shqipëri, moti me stuhi shkakton probleme në disa zona

Situata më problematike është raportuar në bashkitë Sarandë, Vlorë dhe Himarë, ndërkohë raportohet se një elektricist ka ndërruar jetë ndërsa ishte në punë për rikthimin e energjisë dhe disa persona janë lënduar nga thyerja e xhamave

SHQİP Yayın: 22 Temmuz 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 22.07.2026 11:05:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Shqipëria është përfshirë në orët e natës së kaluar nga moti me stuhi, ku si pasojë ka patur dëmtime në disa biznese dhe hapësira publike dhe probleme të furnizimit me energji elektrike, transmeton Anadolu.

Situata më problematike është raportuar në bashkitë Sarandë, Vlorë dhe Himarë.

Raportohet se një elektricist ka ndërruar jetë në Himarë ndërsa ishte në punë për rikthimin e energjisë pas stuhisë dhe disa persona kanë mbetur të lënduar nga thyerja e xhamave në qytetin e Sarandës.

Në qytetin e Sarandës rrëzimi i pemëve ka shkaktuar bllokim të disa rrugëve, ndërkohë autoritetet janë angazhuar për pastrimin e hapësirave publike.

Stuhi dhe reshje shiu ka patur edhe në disa zona të Qarkut të Tiranës, ndërkohë paraprakisht nga autoritetet nuk janë njoftuar dëme materiale apo në njerëz në kryeqytet.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.