Kosovë, komandanti i KFOR-it diskuton për sigurinë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së

Gjeneralmajori Ulutas prezantoi vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë në rajon dhe theksoi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë

SHQİP Yayın: 16 Temmuz 2026 - Perşembe - Güncelleme: 16.07.2026 12:23:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Ozkan Ulutas, priti në selinë e KFOR-it në kampin "Film City" në Prishtinë, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Feridun H. Sinirlioglu, transmeton Anadolu.

Gjatë vizitës së sekretarit Sinirlioglu, gjeneralmajor Ulutas prezantoi vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë në rajon dhe theksoi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it gjithashtu prezantoi aktivitetet aktuale dhe prioritetet kryesore të misionit, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.