Shqipëri, 7 vatra zjarri mbeten aktive

"Në operacione janë angazhuar 467 forca operacionale dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 120 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor", thuhet në njoftim.

SHQİP Yayın: 17 Ağustos 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 17.08.2026 17:53:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Në orët e fundit në territorin e Shqipërisë janë regjistruar 12 vatra zjarri, ndërkohë sipas autoriteteve 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se vatrat aktive vazhdojnë në Dibër, Tiranë, Mirditë dhe Pukë.

"Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 467 forca operacionale dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 120 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor", thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, situata paraqitet në përmirësim në disa prej vatrave, ndërsa theksohet se kapacitetet tokësore dhe ajrore vijojnë të jenë të përqendruara në zonat aktive.

Gjithashtu thuhet se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) po ndjek në vazhdimësi situatën dhe koordinon angazhimin e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Në ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga zjarret që kanë shkaktuar dëme në pyje dhe zona të tjera.

#
Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.