Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për intervenime taktike në Kroaci

- Trajnimi u udhëhoq dhe u realizua nga instruktorë të Ushtrisë Kroate të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

SHQİP Yayın: 09 Kasım 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 09.11.2026 17:49:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar "Training Based on SOP – Standards of Interventions", i cili u realizua në Slunj të Kroacisë me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e FSK-së, transmeton Anadolu.

Siç njofton FSK-ja, trajnimi u udhëhoq dhe u realizua nga instruktorë të Ushtrisë Kroate të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate. Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan aktivitete të ndryshme praktike, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve.

Përmes këtyre aktiviteteve u mundësua avancimi i shkathtësive taktike, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.

FSK konsideron se me pjesëmarrje në trajnime të tilla dëshmohet përkushtimi i saj në ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj.

#
Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.