Nga sot, paga minimale në Kosovë 500 euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

SHQİP Yayın: 01 Temmuz 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 01.07.2026 14:16:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Nga sot, 1 korrik, në Kosovë ka hyrë në fuqi paga minimale prej 500 eurosh për të gjithë punëtorët që kanë kontratë pune, raporton Anadolu.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nëpërmjet rrjeteve sociale tha se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Kurti tha se kjo është rritja e katërt e pagës minimale përgjatë qeverisjes së tij.

“Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se dhjetë vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130, përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç). Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro”, shkroi Kurti.

Kurti tha se për më shumë se një dekadë, paga minimale ishte e ulët dhe e pandryshueshme.

“Ndërkaq, për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale”, ka shkruar ai.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), sektori privat në Kosovë ka rreth 320 mijë punëtorë, ndërsa sektori publik rreth 80 mijë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.