Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përfitojnë parafinancim nga BE-ja

Komisarja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka theksuar se kjo do të nxisë zbatimin e reformave kyç për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në

SHQİPTARE Yayın: 24 Mart 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 24.03.2025 22:12:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian (BE) për të vazhduar rrugën drejt integrimit në bllokun evropian.

Komisarja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në një postim në “X”, ka theksuar se kjo do të nxisë zbatimin e reformave kyç për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

“Urime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së. Kjo duhet t’i japë shtysë zbatimit të reformave kyç për të nxitur rritjen, përmirësuar jetën e qytetarëve dhe afruar vendet më shumë me BE-në”, ka shkruar Kos.

Siç njofton Delegacioni i BE-së në Shkup, një parafinancim në vlerë prej 52,2 milionë euro është në zhvillim e sipër për Maqedoninë e Veriut dhe synon të mbështesë zbatimin e agjendës reformuese dhe angazhimeve që vendi ka marrë me të.

Ndryshimet e nevojshme strukturore në Maqedoninë e Veriut do të mbështeten me gjithsej 750,4 milionë euro nga Fondi i Reformës dhe Rritjes në Ballkanin Perëndimor në periudhën 2024-2027.

Ndërkaq, raportohet, Shqipëria do të ketë akses në një fond total prej 920 milionë eurosh si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të BE-së.

Ky zhvillim vjen pas përgatitjes së agjendës së reformave nga ana e vendeve në fjalë.

Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon integrimin e përshpejtuar të rajonit në BE, duke përfshirë aksesin progresiv në tregun e vetëm të BE-së.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.