Ksamili, perla e bregdetit shqiptar
Një nga destinacionet turistike më të njohura në Ballkan, Ksamili me ujërat e kristalta të Jonit, bukuritë natyrore dhe ishujt e vegjël i magjeps vizitorët

Destinacioni i njohur turistik i Ksamilit në jug të Shqipërisë vazhdon të jetë një vend i preferuar për turistët e huaj dhe vendas, raporton Anadolu.
Ksamili si njësi administrative është pjesë e Bashkisë së Sarandës, që gjithashtu shquhet për vijën bregdetare që tërheq shumë turistë, sidomos gjatë stinës së verës.
Një nga destinacionet turistike më të njohura në Ballkan, Ksamili me ujërat e kristalta të Jonit, bukuritë natyrore dhe ishujt e vegjël i magjeps vizitorët.
Për periudhën janar-gusht 2025, Shqipëria ka mirëpritur rreth 9 milionë vizitorë të huaj, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Autoritetet shqiptare gjithashtu kanë synimin që "Ksamili 2030" të jetë model mesdhetar në çdo aspekt.