Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

"Unë mendoj se e ardhmja e vendit tim është në BE. Pavarësisht të gjitha poshtërimeve dhe zhgënjimeve, të cilat janë pjesë e frustrimit aktual të qytetarëve tanë, ne ndajmë të njëjtat vlera", tha Mickoski

SHQİP Yayın: 04 Kasım 2025 - Salı - Güncelleme: 04.11.2025 20:10:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se e ardhmja e vendit të tij është brenda Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu.

Mickoski i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Zgjerimit të BE-së që po mbahet në Bruksel.

"Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të thotë ribashkim i Evropës", tha ai duke shtuar:

"Unë mendoj se e ardhmja e vendit tim është në BE. Pavarësisht të gjitha poshtërimeve dhe zhgënjimeve, të cilat janë pjesë e frustrimit aktual të qytetarëve tanë, ne ndajmë të njëjtat vlera".

"Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të thotë vlera të tjera për vetë BE-në", theksoi ai.

Mbi 20 vjet pasi u bë kandidate për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut është ende duke pritur hapjen e kapitullit të parë të negociatave.

Maqedonia e Veriut në vitin 2005 fitoi statusin e "vendit kandidat". Pasi të bëjë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga protokolli bilateral i nënshkruar me Bullgarinë, pritet të fillojë të hapë kapitujt për anëtarësim në BE.

Maqedonia e Veriut nuk mund të hapë kapitull me BE-në pa përfshirë bullgarët në kushtetutë, ndërsa për ndryshimet kushtetuese nevojitet një shumicë prej dy të tretave të Kuvendit, pra 80 deputetë që kjo të ndodhë.

Propozimi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese parashikon ndryshime në Preambulën e Kushtetutës dhe përmendjen e popullit bullgar, popullit kroat, popullit malazez, popullit slloven, popullit hebre dhe popullit egjiptian.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.