Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Mickoski pret në takim homologun serb Macut

Palët janë pajtuar se thellimi i lidhjeve miqësore mes dy shteteve paraqet një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut

SHQİP Yayın: 04 Ekim 2025 - Cumartesi - Güncelleme: 04.10.2025 11:30:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në ambientet e Qeverisë realizoi takim me homologun serb, Gjuro Macut, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, transmeton Anadolu.

Siç thuhet në një njoftim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dy kryeministrat kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore. Po ashtu është vënë theks te shkëmbimi tregtar, projektet e përbashkëta energjetike dhe lehtësimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Kryeministri Mickoski theksoi se Serbia është partner dhe mik i sinqertë, me të cilin ndajnë vizionin për një Ballkan të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues.

Ndërkaq, Macut ka shprehur mbështetje për proceset reformuese në shtet dhe ka nënvizuar se Beogradi dhe Shkupi do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Qeveria më tej njoftoi se të dy palët janë pajtuar se thellimi i lidhjeve miqësore mes dy shteteve paraqet një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.