Kosovë, hapet projekti i "Gazetarisë për të rinj"

Punonjës të televizionit TRT ligjëruan para të rinjve mbi rëndësinë e gazetarisë mobile, ndikimin e të bërit gazetari qytetare dhe tema tjera lidhur me trendet e reja të gazetarisë

SHQİP Yayın: 27 Ocak 2026 - Salı - Güncelleme: 27.01.2026 15:27:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Nën organizimin e Universitetit të UBT-së në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre" dhe Televizionin shtetëror të Turqisë TRT, është mbajtur programi hapës i projektit të "Gazetarisë për të rinj" (J4J), raporton Anadolu.

Punonjës të televizionit TRT ligjëruan para të rinjve mbi rëndësinë e gazetarisë mobile, ndikimin e të bërit gazetari qytetare dhe tema tjera lidhur me trendet e reja të gazetarisë.

Në hapjen e programit, përpos studentëve të UBT-së, morën pjesë edhe drejtuesit e Universitetit UBT, përfaqësues nga "Yunus Emre", profesorë universitarë nga Universiteti i Prishtinës (UP) si dhe gazetarë dhe operatorë të TRT-së.

Programi synon të zhvillojë të rinjtë në fushat e shkrim-leximit mediatik, gazetarisë mobile dhe raportimit dixhital të lajmeve.

Në kuadër të programit "Gazetaria për të rinj" janë trajnuar mbi 4 mijë studentë në vende të ndryshme.

Trajnimi zhvillohet nga gazetarë që punojnë në TRT dhe që e njohin rajonin e Ballkanit Perëndimor. Trajnimi dyditor përfundon me ndarjen e disa certifikatave për studentët në fund të trajnimit.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.