Guvernatori i Kirklarelit priti në takim ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Ankara
Guvernatori i Kirklarelit, Ugur Turan theksoi se miqësia ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetet në lidhje të thella historike dhe kulturore
SHQİP
Yayın: 11 Haziran 2026 - Perşembe - Güncelleme: 11.06.2026 12:12:00
Editör -
Okuma Süresi: 40 sn.
Guvernatori i Kirklarelit, Ugur Turan priti në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, Jovan Manasievski, raporton Anadolu.
Duke shprehur kënaqësinë për vizitën, Turan theksoi se miqësia ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetet në lidhje të thella historike dhe kulturore.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimet që mund të realizohen në rajon.
Në vizitë ishin të pranishëm edhe konsulli i nderit i Maqedonisë së Veriut, Eser Cevahir si dhe zëvendësguvernatori Hasan Tanriseven.
Yorumlar (0)



