KFOR-i Turk shtron iftar në Prizren me rastin e Natës së Kadrit

Në fjalën e tij në program, kolonel Çelikkanat tha se dashuria, respekti dhe toleranca përjetohen intensivisht mes njerëzve gjatë Ramazanit

SHQİPTARE Yayın: 26 Mart 2025 - Çarşamba - Güncelleme: 26.03.2025 23:58:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes që shërben në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR-i Turk), shtroi një darkë iftari në qytetin e Prizrenit me rastin e Natës së Kadrit.

Në këtë iftar të shtruar në sheshin historik të Shadërvanit në Prizren morën pjesë konsulli i përgjithshëm i Türkiyes në Prizren, Celal Doğan, kryetari i delegacionit përfaqësues të Türkiyes, kolonel Ersin Çelikkanat, kryetari i Shoqatës Historike Turke Yuksel Özgen, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në Kosovë, ushtarë dhe mysafirë nga komuniteti turk.

Në fjalën e tij në program, kolonel Çelikkanat uroi të ftuarit për Natën e Kadrit. Ai tha se dashuria, respekti dhe toleranca përjetohen intensivisht mes njerëzve gjatë Ramazanit.

“Po përjetojmë lumturinë dhe gëzimin e kalimit të një muaji tjetër të Ramazanit, ku miqësia, paqja, bashkëpunimi, uniteti dhe solidariteti arrijnë nivelin më të lartë, me popullin vëlla të Kosovës”, tha ai.

Përafërsisht 250 kosovarë morën pjesë në programin e iftarit të organizuar nga KFOR-i Turk.

Ushtarët turq vazhdojnë të shërbejnë si paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.