Ish-presidentja Osmani: Mbrëmë ishte një natë e rëndë për Kosovën

Ish-presidentja Osmani nëpërmjet një videoje ka paralajmëruar për një mision për “hapjen e rrugëve të mbyllura nga padrejtësitë”

SHQİP Yayın: 29 Nisan 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 29.04.2026 15:26:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur një “natë të rëndë” natën e 28 prillit ku deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën marrëveshje për votimin e presidentit të ri dhe çuan vendin në zgjedhje të reja parlamentare, transmeton Anadolu.

Ish-presidentja Osmani nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka paralajmëruar për një mision për “hapjen e rrugëve të mbyllura nga padrejtësitë”.

Osmani vlerësoi se tani është momenti që t’i jepet dashuri vendit duke theksuar se populli i Kosovës "ka ditur të ngritet edhe nga momente shumë më të rënda se ky".

“Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje e me ndjellje të frikës. Mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë ajo.

Ish-presidentja Osmani ka qenë e gatshme edhe për një mandat në pozitën e presidentes por ajo nuk u rikandidua nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Osmani ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për disa vjet, para se të ndante rrugët me këtë parti dhe të hapte partinë “Guxo” e cila u fut në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Së fundmi është parë si mundësi reale që Vjosa Osmani të kthehet përsëri në LDK, partinë e cila ditët e fundit tha se e mbështet atë për presidente edhe për një mandat.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.