Hoxha takon homologon malazez: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal dhe st

"Ne konfirmuam atë që dihet tashmë dhe që ka qenë gjithmonë prezente: marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore midis dy vendeve tona, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë të NATO-s", tha ministri Hoxha.

SHQİP Yayın: 03 Eylül 2026 - Perşembe - Güncelleme: 03.09.2026 13:01:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, ndërkohë kryediplomati shqiptar ka theksuar se Shqipëria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin, transmeton Anadolu.

Takimi i kryediplomatit Hoxha me homologun malazez është realizuar në Slloveni, në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha ka theksuar se pas takimit me homologun e tij "Mund të them pa asnjë fije dyshimi: 'Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor'".

"Ne konfirmuam atë që dihet tashmë dhe që ka qenë gjithmonë prezente: marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore midis dy vendeve tona, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë të NATO-s dhe në krye të rrugës drejt anëtarësimit në BE", është shprehur Hoxha.

Hoxha ka theksuar se Shqipëria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin, lidhshmërinë dhe kontaktet midis njerëzve, sepse sipas tij "kështu ndërtojmë besim, i afrojmë shoqëritë tona dhe krijojmë një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë".

#
Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.