Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor

Gjykata ka konstatuar se deputetët e Kuvendit duhet që sa më parë të zgjedhin edhe nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, PDK-së, në pajtim me Kushtetutën.

SHQİP Yayın: 23 Eylül 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 23.09.2026 17:29:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026, derisa ka konfirmuar se Qeveria dhe Kuvendi janë formuar në përputhje me Kushtetutën, raporton Anadolu.

Vendimi është marrë të mërkurën, më 23 shtator, lidhur me kërkesat e bashkuara të parashtruara nga deputeti opozitar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë.

Sipas vendimit, kalimi i këtij afati për konstituimin e Kuvendit ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, në rastin kur posti i Presidentit është vakant, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë.

Në aktgjykim, Gjykata ka konstatuar se deputetët e Kuvendit duhet që sa më parë të zgjedhin edhe nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, PDK-së, në pajtim me Kushtetutën.

Më 13 shtator, në mungesë të deputetëve të PDK-së dhe Aleancës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë votuan për konstituimin e Kuvendit, por pa zgjedhur nënkryetarin nga radhët e PDK-së.

Më vonë gjatë së njëjtës ditë, Kuvendi votoi edhe Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.