Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e Kosovës për paqe në Gaza

"Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gaza", thuhet në reagimin e Bordit

SHQİP Yayın: 31 Mart 2026 - Salı - Güncelleme: 31.03.2026 12:55:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Bordi i Paqes ka mirëpritur hapat konkretë të Qeverisë së Kosovës për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gazën, transmeton Anadolu.

"Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gaza", thuhet në reagimin e Bordit i cili u themelua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump në janar të vitit 2026 dhe për të cilin Trump tha se grupi do të punojë në partneritet me OKB-në për të adresuar krizat shumë përtej Rripit të Gazës.

Pjesë e Bordit të Paqes është edhe Kosova e cila u përfaqësua nga presidentja, Vjosa Osmani.

Të hënën në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se FSK-ja është e gatshme të marrë pjesë në këtë Forcë dhe për ta ndihmuar popullin e Gazës, edhe për shkak se vetë Kosova ka qenë përfituese e forcave ndërkombëtare që nga vitit 1999.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se ky është një vendim me peshë shtetërore, me përgjegjësi institucionale dhe me domethënie të veçantë për Republikën e Kosovës.

Ai tha se zbarkimi i FSK-së në kuadër të këtij misioni ndërkombëtar të drejtuar nga partneri strategjik SHBA-ja është në përputhje me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ka krijuar kornizën ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Gaza dhe për mbështetjen e një force të përkohshme ndërkombëtare, me fokus në siguri, stabilitet, mbrojtje të civilëve dhe mbështetje të përpjekjeve humanitare.

Për të hyrë në fuqi ky propozim-vendim i Qeverisë së Kosovës do t'i kalojë për miratim Kuvendit të Kosovës dhe duhet të miratohet nga shumica parlamentare.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.