Ministri Hoxha takon ambasadorin kroat: Riafirmuam partneritetin strategjik midis Shqipërisë dhe Kro

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka theksuar se me ambasadorin kroat riafirmuan "partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kroacisë"

SHQİP Yayın: 30 Nisan 2026 - Perşembe - Güncelleme: 30.04.2026 11:34:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka pritur në një takim ambasadorin e Kroacisë në Tiranë, Zlatko Kramariq, ndërkohë në fokus të diskutimeve ishin marrëdhëniet midis dy vendeve dhe bashkëpunimi në disa fusha, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha ka theksuar se me ambasadorin kroat riafirmuan "partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kroacisë".

"Ne gjithashtu shqyrtuam mënyra për të intensifikuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, për të zgjeruar shkëmbimet midis njerëzve dhe për të avancuar bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat, duke përfshirë projektet e lidhshmërisë, duke njohur rolin e tyre kyç në nxitjen e rritjes dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor", është shprehur Hoxha.

Kryediplomati Hoxha ka theksuar se gjatë takimit shprehu vlerësimin për "mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur" të Kroacisë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.