Vendkalimi kufitar në Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës rihapen për qarkullim
Pas raportimit të zjarrit, autoritetet më herët u bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Jazhincës dhe të lirojnë rrugët për mjetet e shërbimeve të emergjencës
SHQİP
Yayın: 15 Ağustos 2025 - Cuma - Güncelleme: 15.08.2025 19:01:00
Editör -
Okuma Süresi: 53 sn.

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se vendkalimi kufitar në Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës janë rihapur për qarkullim, pasi më herët u mbyllën si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në këtë rajon, transmeton Anadolu.
Më herët, Qendra për Menaxhimin e Krizave tha se janë angazhuar të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova, si dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për ndalimin e përhapjes së flakëve në afërsi të vendkalimit kufitar në Jazhincë.
Pas raportimit të zjarrit, autoritetet më herët u bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Jazhincës dhe të lirojnë rrugët për mjetet e shërbimeve të emergjencës.
Yorumlar (0)
İlginizi Çekebilir