Udhëheqësi suprem i Iranit shpall fitoren ndaj Izraelit:

- "Me gjithë atë zhurmë, me gjithë ato pretendime, regjimi sionist, nën goditjet e Republikës Islamike, pothuajse është shembur dhe është shtypur", tha Khamenei në një mesa

SHQİP Yayın: 26 Haziran 2025 - Perşembe - Güncelleme: 26.06.2025 14:14:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, shpalli fitoren ndaj Izraelit gjatë luftës së tyre 12-ditore, transmeton Anadolu.

"Me gjithë atë zhurmë, me gjithë ato pretendime, regjimi sionist, nën goditjet e Republikës Islamike, pothuajse është shembur dhe është shtypur", tha Khamenei në një mesazh televiziv drejtuar popullit iranian të postuar në llogarinë e tij zyrtare X.

"Ju përgëzoj për fitoren mbi regjimin zhgënjyes sionist", shtoi ai.

 

- Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme.

Shumë vende përfshirë Turqia, e dënuan sulmin e Izraelit.

Më 22 qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit në Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më pas njoftoi se është arritur një "armëpushim i plotë dhe total" midis Izraelit dhe Iranit dhe se në këtë mënyrë lufta do të përfundojë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.