Turqia po punon për kthimin e 14 qytetarëve të saj që ende mbahen në Izrael

Ministria e Jashtme Turke njoftoi se po bëhen përpjekje për kthimin e tyre nëpërmjet Jordanisë të martën, pasi 36 të tjerë u kthyen në shtëpi të shtunën

SHQİP Yayın: 06 Ekim 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 06.10.2025 11:05:00
Editör -
Okuma Süresi: 53 sn.
Google News

Ministria e Jashtme Turke njoftoi sot se janë duke vazhduar përpjekjet për kthimin e 14 shtetasve turq, të cilët ende mbahen në paraburgim në Izrael pas sulmit ndaj anijeve të Flotiljes Globale "Sumud", transmeton Anadolu.

"Po bëhen përpjekje për të mundësuar kthimin e tyre në vendin tonë nëpërmjet Jordanisë të martën (7 tetor)", tha zëdhënësi i ministrisë Oncu Keceli në një deklaratë në kompaninë amerikane të mediave sociale X, duke shtuar se detaje të mëtejshme të procesit pritet të sqarohen më vonë.

Të shtunën, 36 shtetas të tjerë turq, të cilët kishin qenë gjithashtu në anijet e sekuestruara, u kthyen në Turqi me një fluturim të posaçëm.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.