Shqipëri, raportohet se gjykata ka pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku

Balluku akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

SHQİP Yayın: 20 Kasım 2025 - Perşembe - Güncelleme: 20.11.2025 15:46:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Raportohet se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur të pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Belinda Balluku, transmeton Anadolu.

Balluku është e pandehur dhe akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Në lidhje me raportimet në disa media në Shqipëri, ka reaguar edhe GJKKO-ja, ku në një njoftim për mediat thekson se "në momentin e duhur do të ketë njoftim zyrtar".

"Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës", thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) më 31 tetor konfirmoi akuzën ndaj Balluıkut për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

"Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, 'ndërtimi i tunelit të Llogarasë', në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë)", ka konfirmuar më parë SPAK.

Balluku e ka mbajtur postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019 dhe të zv.kryeministres prej korrikut 2022, në qeveritë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

 

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.