Shqipëri, fillojnë aktivitetet e Javës së Parasë 2026

"Edukimi financiar është një element shumë i rëndësishëm në kuadër të edukimit të përgjithshëm, pasi ka të bëjë me mirëqenin e popullatës dhe me mirëqenin e shoqërisë", tha guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko

SHQİP Yayın: 17 Mart 2026 - Salı - Güncelleme: 17.03.2026 16:11:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Shqipëri është zhvilluar ceremonia e hapjes së Javës së Parasë 2026, me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve të ndryshme, zyrtarëve dhe të rinjve, raporton Anadolu.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh gjatë fjalës së tij në aktivitetin e mbajtur në Tiranë se ky është një aktivitet që Banka e Shqipërisë e organizon çdo vit me të rinjtë, sipas tij, në funksion të objektivit kryesor si bankë qendrore "që është edukimi financiar".

"Edukimi financiar është një element shumë i rëndësishëm në kuadër të edukimit të përgjithshëm, pasi ka të bëjë me mirëqenin e popullatës dhe me mirëqenin e shoqërisë. Edukimi financiar është një element shumë i rëndësishëm që u shërben të rinjve për të marrë informacionin e duhur për të ardhmen e tyre", tha Sejko.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Java Globale e Parasë (16-22 mars 2026) organizohet çdo vit në shumë vende të botës dhe bashkon institucionet publike, sektorin financiar, sistemin arsimor dhe partnerë të ndryshëm në një përpjekje të përbashkët për të rritur kulturën financiare në shoqëri, me fokus të veçantë te brezi i ri.

Gjithashtu theksohet se viti 2026 ka një domethënie të veçantë për Shqipërinë, pasi shënon 100-vjetorin e emetimit të monedhës së parë kombëtare shqiptare.

Tema e këtij viti në kuadër të Javës së Parasë 2026 është “Flasim zgjuar për paranë – 100 vjet monedhë kombëtare”, ndërkohë në ditët në vazhdim do të organizohen aktivitete të ndryshme.

Aktivitetet do të përfshijnë leksione të hapura, konkurse, nisma të ndryshme dhe takime informuese për nxënës dhe studentë, me fokus diskutimin mbi menaxhimin e parasë, vendimmarrjen financiare dhe rëndësinë e edukimit financiar.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.